Radio Biznes 96.4 MHz në qytetin e Fierit
Shqip | English | Italiano

Shqip

M.I.S. është themeluar në vitin 1999. Kjo kompani operon kryesisht në prodhimin dhe tregtimin e një game të gjerë të produkteve të fushës së mobiljeve.

Produktet e kësaj kompanie janë të stilit italian dhe gjithashtu teknologjia e përdorur për prodhimin e tyre është tërësisht italiane.
Një pjesë e produkteve që ne tregtojmë është prodhim italian.
Ne mobilojme dhe arredojmë hotele, bare, restorante, zyra, shtëpi, etj.
Përveç shitjes me pakicë, kompania jonë tregton mobilje me shumicë në qytetet kryesore të vendit.
Ne ofrojmë mobilje të stilit bashkëkohor me çmime konkuruese.
Kompania jonë bashkëpunon me disa nga kompanite më të medha italiane në fushen e prodhimit dhe arredimit të mobiljeve.
Fale profesionalizmit të specialistevë tanë ne kryejmë riparime të të gjitha llojeve të mobiljeve duke u garantuar klientëve tanë cilësi të lartë dhe garanci afatgjate.

 

Kjo kompani ka kapital 100 % Shqiptar.

Selia qëndrore e saj ndodhet në qytetin e Fierit vetëm 3 km nga qëndra e qytetit.
Fabrika është e shtrirë në një sipërfaqe prej 33.500 m2 e përbërë nga 8 (tetë) kapanone me sipërfaqe 1260 m2 secili. Këtu ndodhen dhe zyrat qëndrore të administratës së kompanisë.
Kompania drejtohet nga administratori i përgjithshëm z.Hysni Berisha.
Shoqëria ka një staf prej 25 punonjesish, të gjithë të siguruar në organet kompetentë.
Pjesë e kësaj kompanie është edhe shoqëria “POLI-MOB” sh.p.k. e cila merret kryesisht me prodhimin dhe tregtimin e dhomave të gjumit, guzhinave, minibareve, tavolinave etj.

 

Përveç selisë qëndrore, kompania ka dhe dy showroom-e kryesore : njëra ndodhet në Fier përballë QTU Fier, me një sipërfaqe prej 3000 m2, godinë dy-katëshe.
Si pasojë e zgjerimit të aktivitetit dhe kërkesave të klientëve, kompania është prezente edhe në Tiranë me adresë në unazë përballë ish Restorant Durrësit.
Këto dy showroom-e shërbejnë për reklamimin dhe shitjen e produkteve tona.
Gama e produkteve varion nga : kolltuqe, divane, karrige, dhoma gjumi, tavolina, minibare, guzhina, mbajtëse TV, mbajtëse telefoni, etj.

Kompania jonë ka si objektiv kryesor :

  • Për të qënë lider në prodhimin dhe tregtimin e mobiljeve.
  • Plotësimin e kërkesave te klientëve dhe perfeksionimin e cilësisë së produkteve tona.
  • Rritjen e bashkëpunimit me partnerë brenda dhe jashte vendit.
Ekspozita Kryesore
Zyrat Qendrore
Produktet Tona
  • Dhoma Gjumi
  • Kuzhina
  • Sallone
  • Mini Bare
  • Kolltukë
  • Karrige/Tavolina